Futboll

Drita mposhtet në Klinë

DUKAGJINI 2-1 DRITA 

-Përfundon ndeshja!

+6 minuta shtesë

87′ GOOOOL: Chibueze (Duk) e kalon në epërsi skuadrën e Dukagjinit. 

85′ Tensione në Klinë, Armend Dallku ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave të shumta në drejtim të gjyqtarëve.

80′ Skuadra e Dritës po tenton që të kaloi përsëri në avantazh, por edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk po ka sukses. Dukagjini po mbrohet shumë mirë.

75′ Vucaj (Dri) godet fuqishëm nga largësia, por edhe njëherë Haxhihamza në vend.

68′ Januzi (Duk) në rastë të mirë shënimi, por kësaj here ia huq qendërsulmuesi.

58′ Elton Basriu (Duk) ndëshkohet me karton të kuq, pasi që gjyqtari kryesor u konsultua me VAR-in. Basriu ndërhyri në Haxhimusën si lojtar i fundit.

50′ GOOOOL: Ahmed Januzi (Duk) realizon gol të bukur, barazohet rezultati.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

+3 minuta shtesë

39′ GOOOOL: Almir Ajzeraj (Dri) realizon gol fantastik për ta kaluar Dritën në avantazh.

33′ Broja (Dri) ishte afër të shënonte golin e vitit, por pret për mrekulli Haxhihamza.

30′ Kryeziu (Dri) gjuan fuqishëm dhe topi devijohet nga mbrojtësi i Dukagjinit, por për fat topi nuk shkon në rrjet.

27′ Haxhimusa (Dri) gjugan me kokë, por topi shkon mbi portë.

26′ Ajzeraj (Dri) futet për mrekulli në zonë, mirëpo goditjen e tij e pret Haxhihamza.

09′ Hasanaj (Duk) nuk arrin të realizoi edhe pse ishte i vetëm me portierin, pret Maloku.

08′ Kryeziu (Dri) shpërdoron rast të mirë shënimi.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Syla, Kuqi, Ballku, Hasanaj, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku

Drita: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Kryeziu, Namani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Burim Jahmurataj, Granit Hyseni, Alban Ejupi, Alban Shala, Erdall Zasella (VAR)

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

You Might Also Like