Aktorja gjilanase, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi ka marrë çmimin e parë të titulluar “Aktorja më e mirë shqiptare” në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar.
Ky vlerësim i madh, asaj i ka takuar në interpretimin e saj brilant në filmin “Luna Park”, i cili përfaqëson denjësisht kinematografinë shqiptare edhe në rrugëtimin drejt çmimeve “Oscar”.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka shprehur urime të përzemërta Adrianës dhe suksese të pafundme në projektet e radhës të saj! /kryelajmi.com/.




