Gjilan

Me nderim për dëshmorët, 27 vjet nga rivarrimi në Kodrën e Dëshmorëve

Në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan u zhvilluan homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 27-vjetorit të rivarrimit të tyre, më 17 shtator 1999.

Në këtë përkujtim morën pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Kqiku-Latifi, drejtorë të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, si dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Ismet Sylejmani.

Gjatë fjalimeve u rikujtuan rrethanat e vështira të pasluftës dhe përpjekjet për rivarrimin e dëshmorëve në Kodrën e Dëshmorëve. Ahmet Isufi dhe Ismet Sylejmani veçuan kontributin e shumë bashkëluftëtarëve, familjarëve, miqve dhe dashamirëve që ndihmuan në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm, duke e cilësuar rivarrimin si një moment të veçantë të bashkimit dhe nderimit të dëshmorëve.

Komuna e Gjilanit përkulet me respekt para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e kujtimit dhe të vlerave të luftës për liri.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

You Might Also Like