Shëndeti

Nga shkollat kërkohet të ndërmerren masa të shtuara parandaluese lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor

Nga shkollat kërkohet të ndërmerren masa të shtuara parandaluese lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor

Duke pasur parasysh nevojën për rritjen e kujdesit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe stafit arsimor, ju bëjmë thirrje që në institucionet tuaja shkollore të ndërmerren masa të shtuara parandaluese lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor.

Ju lutemi që të informoni nxënësit, prindërit dhe stafin për masat e nevojshme mbrojtëse, veçanërisht shmangien e ekspozimit ndaj mushkonjave, përdorimin e mjeteve mbrojtëse dhe kujdesin gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme.

Gjithashtu, kërkohet që hapësirat e shkollave dhe oborret të mbahen të pastra, pa vende ku mund të grumbullohet ujë i ndenjur, si dhe të raportohet çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për shëndetin e nxënësve dhe punonjësve.

Shëndeti dhe siguria e nxënësve tanë janë përgjegjësi e përbashkët. Për çdo masë të mëtejshme, ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore kompetente.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe përgjegjësinë tuaj.

Me respekt,
Artan Sermaxhaj
Shef i Sektorit të Arsimit

You Might Also Like