Gjilan

Kryetari Alban Hyseni: Telegram ngushëllimi familjes së dr. Ukshin Ismajlit

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Ukshin Ismajlit, anesteziologut të parë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe një prej personaliteteve më të shquara të shëndetësisë në Anamoravë.
Për më shumë se katër dekada, Dr. Ukshini shërbeu si një shtyllë e pazëvendësueshme e mjekësisë tonë. Si anesteziologu i vetëm për rreth 20 vite në rajonin tonë, ai shërbeu me përkushtim të jashtëzakonshëm në mbi 81 mijë operacione.
Gjilani dhe Kosova do ta kujtojnë gjithmonë kontributin e tij heroik në periudhat më të vështira, nga trajtimi i nxënësve të helmuar në vitet ’90 e shërbimi gjatë luftës, deri te menaxhimi i krizave gjatë tërmetit të vitit 2002 dhe pandemisë COVID-19. Përvoja e tij la gjurmë të pashlyeshme edhe në drejtimin e Spitalit të Gjilanit si drejtor i përgjithshëm e klinik.
Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ismajli, kolegëve dhe gjithë qytetarëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Ukshin Ismajlin!

You Might Also Like