Komunikacion

Për një javë 16 aksidente trafiku me të lënduar

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.10.2026 – 15.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë (1519) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:

· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar tridhjetë e tetë (38) gjoba për përdorim të telefonit,

· Shqiptuar gjashtëdhjetë (60) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e nëntë (29) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

You Might Also Like