“Vjeshta Letrare e Gjilanit” vijoi me veprimtarinë e katërt letrare të edicionit të 17-të të këtij manifestimi, i organizuar nga Asociacioni Alternativ i Shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.
Në fokus të kësaj veprimtarie ishin dy vëllimet poetike të autores Zize Pepshi, “Më janë përzier atdhetë” dhe “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria”, të botuara në vitin 2021 nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë.
Në këtë veprimtari letrare morën pjesë shkrimtarë dhe krijues nga Anamorava, por edhe nga qytete të tjera të Kosovës, si Prishtina, Istogu, Vitia dhe Deçani, si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare në Zvicër. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe shkrimtarët e mirënjohur Nazmi Rrahmani dhe Ramadan Mehmeti.
Me kumtesa dhe vlerësime për dy vëllimet poetike u paraqitën studiuesit dhe kritikët letrarë Shefqet Dibrani, Nexhat Rexha dhe Sulejman Dërmaku.
Shefqet Dibrani, në kumtesën e tij përmbledhëse për të dyja veprat, theksoi se poetja Zize Pepshi, krahas angazhimit të saj të shquar në çështjen kombëtare, ka dëshmuar përkushtim edhe në fushën e letërsisë. Dëshmi e këtij përkushtimi janë dy vëllimet poetike, përmes të cilave autorja ka shpalosur botën e saj krijuese.
Sipas Dibranit, në librin “Më janë përzier atdhetë” autorja shpreh mallin, brengat dhe dashurinë për atdheun, vendlindjen dhe figurat e shquara të historisë sonë. Ndërsa në vëllimin “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria”, ajo përqendrohet te ndjenjat më sublime njerëzore, veçanërisht te dashuria, duke dëshmuar ndjeshmëri dhe afinitet të spikatur poetik.
Më gjerësisht për vëllimin “Më janë përzier atdhetë” foli shkrimtari dhe publicisti Sulejman Dërmaku, ndërsa për librin “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria” u përqendrua shkrimtari dhe kritiku letrar Nexhat Rexha, i cili ilustroi me shembuj konkretë vlerat dhe veçoritë poetike të kësaj vepre.
Përgjatë takimit, krahas kumtesave dhe vlerësimeve, u lexuan edhe poezi nga të dy vëllimet. Interpretimet u realizuan nga Liridona Mehmet(i), Asmir Kastrati, Kështjellë Pepshi dhe Donjetë Kryesiu, e cila njëkohësisht drejtoi këtë veprimtari letrare, të ndjekur nga një publik i përzgjedhur gjilanas.
Më detajisht për vëllimin poetik, “Më janë përzier atdhetë” foli shkrimtari e publicist Sulejman Dërmaku, kurse për vëllimin tjetër, “Edhe vdekja turpërohet nga dashuria”, u përqëndrua shkrimtari dhe kritiku letrar, Nexhat Rexha, duke ilustruar me shembuj shumë nga cilësitë poetike të këtij libri.
Përgjatë gjithë takimit, mes referimeve u lexuan edhe poezi nga të dy librat përmes Liridonë Mmehmetit, Asmir Kastratit, Kështjellë Pepshi si dhe nga Donjetë Kryesiu, e cila edhe e drejtoi këtë veprimtari letrare e cila u përcoll nga një public elitar gjilanas.
Me një fjalë rasti u paraqit edhe autorja Zize Pepshi. Në përmbyllje të takimit, asaj iu nda çmimi “Prof. dr. Ibrahim Rugova” për veprimtari kombëtare dhe letrare, nga Klubi Letrar “PODGURI” i Komunës së Istogut. Çmimin ia dorëzoi solemnisht kryetari i këtij klubi, Nuradin Imeraj.




