Libri

Shkolla fillore “Thimi Mitko” nderon ditën ndërkombëtare të Biblotekës Shkollore

Shkolla fillore “Thimi Mitko”, me mësuesit e saj dhe nxënësit, në mënyrë solemne për herë të parë kanë përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Biblotekës Shkollore. Në një ambient festiv, nxënësit me kryetarët e klasave kanë dhuruar libra në biblotekëën e shkollës, ndërsa mësueset të cilat ishin organizatore, ishin: Fatmire Maloku, Shpresa Beqiri, Filloreta Ismajli-Latifi, Begishë Musliu, Fitore Rexhepie e Fikrije Qerimi.

Gjatë ceremonisë festive përposë librave të dhuruar nga nxënësit u lexuan edhe dy eseja, ndërsa mësuesja e muzikës Fitore Rexhepi këndoi një këngë për të pranishmit duke e bërë edhe më madhështore këtë ditë të veqant të librit. Para të pranishmëve u mbajt edhe një kuiz diturie në formë ‘Online’, të cilën e kishin organizuar dy mësueset Filloreta Ismajli-Latifi dhe Fatmire Maloku ku nxënësit treguan njohurit e tyre.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte Lumturie Berisha- Arifi puntore e biblotekës së qytetit në Gjilan, si dhe Ardhmërije Musliu nga Komiteti për Arsim në Komunën e Gjilanit. Siq theksuan organizatorët e kësaj dite, qëllimi i tyre është ndërgjegjësimi i leximit të librit si dhe furnizimi me libra në biblotekën e shkollës, për ti dhënë jetë edhe më shumë nxënsve për të lexuar. Shkolla “Thimi Mitko” për herë të parë në Komunën e Gjilanit ka organizuar Ditën e Biblotekës shkollore që është një shembull që duhet ta ndjekin edhe shkollat tjera.

You Might Also Like