Gjilan

Dega e PDK-së në Gjilan, ngushëllon familjen dhe kolegët e gazetarit të ndjerë, Xhavit Salihu

Gjilan, 13 dhjetor /

Profili I një gazetari, i një njeriu, parasegjithash, si Xhavit Salihu, bëri që, lajmin për ikjen e tij nga kjo botë, ta përjetojmë me dhembje të thellë, si njw humbje tw madhe pwr Gjilanin nw informimin Gazetari (I ndjerë) Xhavit Salihu, përmes mediumit të tij të respektuar “Radio Star”, me vullnetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e madh që tregoi në këtë mision, i dha kuptim fjalës së lirë dhe informimit publik në përgjithësi, edhe përtej komunës së Gjilanit. Prandaj, Dega e PDK-së në Gjilan, duke i shprehur ngushëllime të sinqerta, familjes, kolegëve dhe miqve të tij, do ta kujtojmë Xhavitin përherë, me konsideratë të lartë për punën e palodhshme, për bashkëpunimin e sinqert dhe korrekt, që e shpërfaqi edhe me ne.

You Might Also Like