Viti

Vitia diskutoi për projektligjin për mbrojtjen e fëmijës

Sot në Viti, është mbajtur një tryezë ku është biseduar në veçanti rreth projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kjo tryezë është organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Save the Children. Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe kreu i kësaj komune, Sokol Haliti i cili ndër tjerash tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar të krijoj një mjedis të sigurte për të gjithë qytetarët e kësaj komune në veçanti për fëmijët.“ Mbesim të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurte për gjithë qytetarët tanë pa dallime por në veçanti edhe për fëmijët. Duhet të punohet sa më shumë në parandalimin e dhunës në familje, në edukimin dhe trajnimin e duhur të fëmijëve. Në këtë drejtim ne po punojmë në krijimin e hapësirave të mira jo vetëm për zhvillimin e procesit arsimor por edhe rekreativ sportiv. Po punojmë edhe në krijimin e hapësirave ku fëmijët mund të lëvizën lirshëm si në trotuare por edhe vendosjen e kamerave për siguri dhe ndriçim publik”, u shpreh Kryetari Haliti. Kurse Kushtrim Kaloshi nga ATRC, prezantoj projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës duke shtuar se Kosova është ndër vendet e vetëm në rajon i cili nuk ka një ligj të tillë specifik. Ai bëri me dije projektligji është plotësuar në bashkëpunim edhe me Komunat dhe Qendrat për Punë Social dhe shtoj se me të synohet të mbrohen fëmijët. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Zyrtarë

Komunal të cilët merren me të drejtat e njeriut, fëmijëve por edhe drejtor të shkollave fillore dhe të mesme. Kurse kjo tryezë është mbajtur për herë të parë në Viti dhe atë në kuadër të projektit PROtectChild, synimi i së cilit është të diskutojë me akterë lokal në lidhje me projekt Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve/Aziz Zuka

You Might Also Like