Këtë të shtunë, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan do të zhvillohet derbi lokal i hendbollit ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Zhegrës. Pikët janë të nevojshme për të dyja ekipet, kurse nuk kanë munguar as thirrjet nga të dy ekipet që shikuesit e tyre të jenë sa më në numër.
Një thirrje shikuesve të saj i ka bërë Klubi i Hendbollit Drita, në të cilën është thënë:
Drita ka nevojë për JU!
Këtë të shtunë me fillim nga ora 17:30 do zhvillohet derbi lokal ndërmjet Klubit Hendbollistik “Drita” dhe Klubit Hendbollistik “Zhegra”.
Pikët janë tejet të vlefshme pasi mundësojnë për tu futur në zonën e play off-it dhe më pas për të luftuar për titullin kampion.
Drita aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërkohë Zhegra në pozitën e pestë me 19 pikë.
Ardhja juaj është motiv shtesë për NE!