Futboll

Dorëhiqet kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina

Arbnor Morina, kryetrajner i deritashëm i Gjilanit ka dhënë dorëheqje. Që prej humbjes në kupë nga Vushtrria, Arbnor Morina është përballë me kërkesën e Klubit të Tifozëve “Skifterët”, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, gjë të cilën përkundër kërkesës së vazhdueshme Morina nuk e kishte bërë.

Mirëpo, këtë të marte Morina ka dhënë dorëheqje, duke theksuar se një gjë të tillë po e bënë me qëllim që të ruhetstabiliteti i skuadrës dhe harmonia.

Ja njoftimi i plotë i Arbnor Morinës:

Të nderuar,

Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC. “Gjilani”, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit

Një falënderim i veçante shkon për të gjitha familjet Gjilanase që edhe në këtë situate, më kanë kontaktuar, e motivuar për punë.

Përherë mirënjohës e falënderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlersuan lartë punën time.

Faleminderit shtabit teknik Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeutëve të klubit që ishin gjithmonë të gatshëm që me përpikmëri të kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djathtë për dy vite pune.

Faleminderit djelmoshave futbollistë që nuk e kursyen asnjëherë as atomin e fundit në lojë.

Nga Gjilani, po kthehem me një bagazh miqesh të rinjë, familjen Zuka dhe te tjeret, kështu duke e cilesuar veten serish si një ndër njerëzit më të pasur falë miqëve.

Me bindje të thellë them se SC.Gjilani është në rrugën e duhur për t’u bërë klub i madh, ndonëse kjo shumë kujt po i pengon.

Me shumë respekt,
Arbnori

You Might Also Like