Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), në artikullin e saj dedikuar serisë së finaleve të PlayOFF-it në konkurencën e femrave, ka përmendur shikueshmërinë e lartë të arritur në duelin e parë final mes KV Drita dhe KV Skenderaj.
CEV ka shkruar për organizimin dhe ka postuar poashtu dy fotografi nga ndeshja e parë finale.
CEV ka lavdëruar edhe produksionin e mirë që i është bërë realizmit televiziv të kësaj ndeshje, duke theksuar që rreth 2200 spektatorë të pranishëm dhe mijëra të tjerë që e përcollën drejtpërdrejt në RTK, kanë qenë dëshmitarë të një drame.