Sportet me dorë

KV Drita kampione e Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani është kampione e Kosovës në Volejboll, ngase në finalen e katërt e zhvilluar në Ferizaj e ka mundur ekipin Fer Volley me rezultat 3:2 në sete.

Fer Volley dhe Drita kanë dhënë një finale të tretë të shkëlqyeshme, e cila ka qenë shumë e ngushtë në rezultat dhe me plot kthesa.

Drita që udhëheq 2: 1 në ndeshje finale, ka shkuar në Ferizaj për të fituar titullin kampion, por që ferizajaset që në fillim ia bënë me dije se do t’a kenë shumë të vështirë dhe setin e parë e fituan me rezultat 25:20.

Drita ia ka kthyer në mënyrë identike në setin e dytë duke ngadhënjyer me rezultat 20:25 dhe rezultati është barazuar 1:1 në sete.

Në setin e tretë Drita ka udhëhequr bindshëm, por çuditërisht në fund të setit epërsia e saj është shkrirë, më pas është barazuar dhe krejt në fund është humbur seti me rezultat 25:21.

Drita ka bërë rrikthimin e madh në setin e katërt, ngase gjatë tërë kohës ishte në disavantazh, por në fund të setit Drita arriti të fitojë 23:25 për ta dërguar ndeshjen në pesë sete.

Në setin e pestë, që ishte i fundit, Drita ka shfrytëzuar përvojën e saj dhe ia ka dalë që në një ndeshje tejet dramatike të shënojë fitore dhe të shpallet kampione e Kosovës për vitin 2021/2022./kryelajmi.com/.

You Might Also Like