Komiteti për Shërbime Publike, nuk fillon takimin pa ardhjen e një anëtareje të LDK-së, e cila pastaj u zgjodh kryesuese(!!!)
Gjilan, 23 prill / Pos lojërave tjera të pushtetit në Gjilan, respektivisht të LDK-së dhe kryetarit Lutfi Haziri, edhe sot një e tillë u shpërfaq hapur te konstituimi i komiteteve profesionale të KK-së në Gjilan.
Vonesat që po ndodhin me muaj të tërë në konstituimin e institucioneve ekzekutive të Komunës dhe atyre profesionale siç janë edhe komitetet profesionale, autoritetet qeverisëse të komunës, në arsyetimet e tyre nuk po mund ti fshehin qëllimet e tyre tendencioze, duke vënë në skenë taktika të njohura komprometuese edhe ndaj subjekteve politike më të madhe opzitare në Gjilan.
Kjo u pa hapur edhe sot, në mbledhjen konstituive të Komitetit për Shërbime Publike, Komunale, Mbrojtje dhe Shpëtim. U dasht ta presim 35 minuta një anëtare të këtij komiteti, këshilltare komunale e LDK-së, me arsyetimet e përsëritura të kryesueses së KK-së, znj. Shpresa Kurteshi – Emini, se pos vonesës për shkak se të njejten kohë është caktuar mbledhja edhe e një komiteti tjetër, ndër të tjera, ajo dha arsyetimin tjetër absurd (indikativ!), se po preferuaka, që në takimin e parë konstutuiv, të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët e komitetit.
Pas arritjes së anëtares së “famshme” të LDK-së, znjsh.Antigona Kqiku, për këtë komitet, dhe pas propozimit dhe zgjedhjes së saj për kryesuese, u vërtetuan qartazi vërejtjet tona, për një skenar të tillë, çfarë e ka sensin t’i bëjë vetëm LDK, kryetari Haziri dhe vartësit e tij, siç është në këtë rast edhe kryesuesja e KK-së znj. Shpresa Kurteshi – Emini. Madje kryesuesja shkoi aq largë sa që dezinformi se kinse, me shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LVV-së janë marrë vesh, që ata të marrin përgjegjësi, përkatësisht të mos marrin, për të udhëheqë me komitete të caktuara.
Prandaj, duke e parë edhe këtë tendencë të ulët, sikur edhe në mandatin e kaluar, veçca po sforcohet bindja jonë, se LDK dhe kryetari Haziri, nuk e kanë përnjëmend, nuk janë serioz dhe jashtzakonisht të papërgjegjshëm edhe karshi qytetarëve të komunës sonë, të cilët ia bësuan edhe këtë mandat qeverisës.
Duke besuar, fatkeqësisht, edhe në një nismë të mbrapsht të këtij pushteti, natyrisht që ne, dy anëtar të këtij komiteti (unë dhe znj.Azize Ramadani) nga Dega e PDK-së në Gjilan, nuk pranuam dhe nuk do të jemi pjesë e shkeljeve të ligjit dhe të asnjë një projekti politike – partiak, të cilat mund t’i sjellin përfitime politike dhe të tjera LDK-së dhe kryetarit Haziri, por assesi zhvillimit serioz të komunës dhe as intersit të qytetarëve tanë.
Ne gjithsesi do të jemi pjesë e komiteteve profesionale, konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe në harmoni të plotë me betimin e dhënë në Kuvend, për interesat e qyetarëve të komunës së Gjilanit, për çka edhe na kanë dhënë besimin.