Libri

Zv. ministri i Bujqësisë Vesel Krasniqi, vizitoi Gupin e Veprimit Lokal “Vitia”

Zv. ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Vesel Krasniqi, ka vizituar të merkurën, Grupin e Veprimit Lokal “Vitia”, me që rast është njoftuar me aktivitetin dhe sfidat e këtij mekanizmi. Ai u pritë nga zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, kryetarja e GVL “Vitia” Fadile Demelezi dhe anëtarët tjerë të këtij grupi. Fillimisht zv. kryetari Aliu e njoftoi mysafirin me angazhimet komunale në mbështetje të shoqatave të ndryshme që veprojnë në komunën e Vitisë, me theks të veçantë fermerët, shoqatat e grave që merren me prodhimtari etj.

Ai ka vlerësuar lartë punën e deritanishme të GVL “Vitia” e cila ka ndikuar në krijimin dhe funksionalizimin e shumë shoqatave me të cilat bashkëpunojnë. Ndërsa kryetarja e GVL “Vitia” Fadile Demelezi, duke folur rreth aktiviteteve dhe projekteve të realizuara nga ana e këtij grupi, ka thënë se që nga themelimi në mars të vitit 2009 e deri më tani, GLV “Vitia” ka qenë përkrahëse e fermerëve dhe njëkohësisht e angazhuar në ngritjen dhe themelimin e shoqatave me veprimtari të ndryshme të kësaj komune, si ato me ushqime tradicionale, konservim të perimeve, kultivim të mjedrës, punime artizanale, kultivim të pemëve dhe perimeve etj.

Ndërsa ajo ka përmendur edhe projektet e realizuara, ndërkohë që ka falënderuar Institucionet komunale për përkrahje të vazhdueshme dhe bashkëpunim tejet të mirë. Gjithashtu, ka bërë të ditur për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe ka kërkuar që niveli qendror të jep një mbështetje më të madhe dhe të përkrah Grupet Lokale të Veprimit. Zv. ministri Vesel Krasniqi, ka çmuar lartë aktivitetin e GLV “Vitia” dhe premtoi se do të angazhohet që ti kushtohet një rëndësi më e madhe funksionalizimit të GLV-ve në Kosovë. Aziz Zuka

You Might Also Like