LAJME

Gjilani vendos themelet e bashkëpunimit me qytetin Siox City të Iowa të ShBA’ve

Gjilan, 10 maj 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim një delegacion të qytetit, Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me dr. Juline Albert.

Pas takimit, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vendos themelet e bashkëpunimit me qytetin Iowa në të mire të qytetarëve.

“Iowa, edhe si ushtarë edhe si gardë nacionale, kanë shërbyer pas luftës për sigurinë e Gjilanit dhe të familjeve tona. Mbi të gjitha, populli i Iowa-s ka ndihmuar shkollat, fëmijtë, kopshtet në atë gjendje që e kemi kaluar pas luftës. Ky është momenti i kthesës ku ne shënojmë edhe binjakëzimin me këtë qytet, për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në shumë fusha”, është shprehur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë adresimit para mediave.

Nga ana e saj, dr. Juline Albert, zëvëndës president e Western Iowa College dhe e deleguar e kryetarit të Sioux City, u shpreh e emocionuar me vizitën dhe fillimin e bashkëpunimit me Gjilanin.

“Jam e ngazëllyer që po e vizojmë Gjilanin, këtë qytet të mrekullueshëm me njërëz, po ashtu, të mrekullueshëm dhe miqësor. Jam e ngazëllyer që po e bëjmë partneritetin mes Iowa’s dhe Komunës së Gjilanit”, tha Juline Albert.

Delegacioni i Sioux City e ka vizituar edhe shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe kompaninë e prodhimeve “Ask Food”.

Pas kësaj vizite, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri pritet ta vizitoj Sioux City të Iowa në ShBA, për ta zyrtarizuar binjakëzimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme. ​

You Might Also Like