LAJME

Në Gjilan do të protestohet kundër dhunës institucionale ndaj grave

Ftoheni të merrni pjesë në protestën e radhës kundër dhunës institucionale ndaj grave dhe kundër një drejtësie selektive. Kërkesat e protestës janë shkarkimi i komandantit të policisë, policëve dhe prokurorit në Gjakovë.
Protesta do te mbahet më 6 shtator ora 12.02 ne Gjilan. Marshi i protestuesve  niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Ma”. Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.
Si gra aktive jemi të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij marshi.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkëngjiten në këtë proteste.
Me respekt,
Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit
Luljeta Aliu

You Might Also Like