Gjilani e ka mbajtur Lirinë tërë pjesën e dytë në fushë të vet, por nuk ia ka dalë që së paku të shënojë njëherë, për të anuluar atë golin e vetëm që e kishte shënuar Liria në pjesën e parë nëpërmjet Karahodës, i cili pas një shpërthimi të Fetahajt nga e majta, që u fut në brendi dhe shërbeu Gashin e ky në anën e kundërt gjeti Karahodën, që nga afërsia e futi topin në rrjetë.
Gjilani në pjesën e dytë dha maksimumin, por asnjë nga raste e shumta nuk u konkretizua, kështu që në fund Gjilani pësoi humbjen e dytë në fushë të vetë, duke dëshmuar kështu se nuk ka formë konstante.