LAJME

Një delegacion i Alzas nga Franca viziton Gjilanin

 

Gjilan, 1 nëntor 2018 – Një delegacion nga regjioni i Alsas tiFrancës, përkatësisht qytetit të Luterbach, në krye me Martine Vogl dhe Jean Yves Carlen, ka qëndruar sot në Gjilan ku është pritur nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

 

“Luterbach është qyteti i cili ne bashkëpunojmë ngusht prej vitit 1996, ndërkaq në vitin 2000 e kemi nënshkruar zyrtarisht këtë partneritet. Unë i falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen e madhe për Gjilanin në projektet për nxënësit, arsimtarët e të rinjtë. Ne po vazhdojmë t’i ndërtojmë objektivat tona të përbashkëta në mënyrë që të ndihmohen grupet e të rinjve dhe arsimtarëve të gjuhës frënge”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit.

 

Martine Vogl, zyrtare nga Komuna e Luterbach, tha se pas 13 vjetësh po kthehet në Gjilan, duke shtuar se ka gjetur një qytet që është rindërtuar e zbukuruar.

 

“Partneriteti mes Gjilanit dhe Luterbach është në saje të punës së madhe të të ndjerit Ilir Mustafa. Me kryetarin e Gjilanit e kemi nënshkruar këtë partneritet, përmes të cilit z. Haziri e kemi shpalluar qytetar nderi të Luterbach. Sot e asaj dite, ne po vazhdojmë t’i mbajmë lidhjet mes këtyre dy qyteteve”, ka thënë Vogl.

 

Kurse, Jean Yves Carlen nga organizata MAN është shprehur i lumtur që po vazhdon të ketë një lidhje mes Gjilanit dhe Alsas në lëvizjen për një alternativë të padhunshme që vazhdon të punoj me Kosovën.

 

“Jemi shumë të lumtur që do të kemi mundësinë që në pranverën e vitit të ardhshëm ta mirëpresim një grup të të rinjve të të komunikuar mes vete në Alsas”, ka konfirmuar ai.

 

Në këtë takim, Haziri, Vogl dhe Yves Carlen, kanë përkujtuar veprimtarin gjilanas, Ilir Mustafa, për të cilin u tha se është kumbara i bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Luterbach.

You Might Also Like