Në këtë takim zgjedhor qytetarët vitias, kanë zgjedhur edhe anëtarët e ri të Këshillit të qytetit i cili do të ketë gjithsej 11 anëtarë, ku 5 prej tyre janë femra.
Në komunën e Vitisë, ka filluar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarve të kshillave të fshtrave dhe të vendbanimeve si dhe anëtarve të këshillave të fshatrave.
Kështu dje në Qytezen e Vitisë, janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit.Kështu në këtë procedurë zgjedhore banorët e qytetit të Vitisë me shumicë votash, kanë zgjedhur Dr. Xhylsime Qamili, kryetare të Këshillit të Qytetit e cila njeherësh është edhe këshilltare e kuvendit komunal të Vitisë.
Në këtë takim zgjedhor qytetarët vitias, kanë zgjedhur edhe anëtarët e ri të Këshillit të
qytetit i cili do të ketë gjithsej 11 anëtarë, ku 5 prej tyre janë femra. Kryetar i Komisionit për Zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Fshatrave Fatlum Demiri, bëri me dije se zgjedhja e kryetarit dhe të anëtarit të këshillit të qytetit të Vitisë, janë mbajtur me vota të hapura dhe në procesin e votimit kanë marrë pjesë gjithsej 73 pjesëmarrës.
Ndryshe, bëhet me dije se sot do të do të mbahen zgjedhjet për Kryetar dhe Anëtarë të Këshillit në fshatin Drobesh duke filluar nga ora 18:00 dhe në fshatin Gërmovë nga ora 20:00.Aziz Zuka