Për herë të tret komisioni i aksionarëve jep raporte jo të plota, të njëanshme dhe qëllimisht të shtrembëruara nëpër komitete dhe Kuvendin Komunal në lidhje me zhvillimin e kompanisë Eco-Higjiena. Është e saktë, se akoma nuk janë përmbushur të gjitha zotimet mirëpo, kjo vlen për të dy palët. Edhe komunat deri më tani nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre në plotësi. Të gjithë dokumentacionin në lidhje me këto i posedon zotëri Xhelal Jetishi. Edhe inicimin për vlerësim të përmbushjes së marrëveshjes së PPP nga ana e drejtorisë për zhvillim Ekonomik tek GIZ-i u bë. GIZ-i angazhoj vlerësues të pavarur, e të cilin raport e posedon z. Xhelal Jetishi, ku vërtetohet se, të dy palët nuk i kanë përmbushur deri më tani obligimet e tyre të parapara.
Në lidhje me këtë çështje dhe mundësinë për të gjetur zgjidhje, janë duke u zhvilluar bisedime që nga viti 2013. Deri më tani nuk ka akoma ndonjë pajtueshmëri.
Plotësisht janë fshehur dhe heshtur në raportet e deritanishme sukseset e këtij Partneriteti. Transferimi në lokacion të ri, përmirësimi i shërbimeve, modernizimi në sektor të ndryshëm si dhe suksesi ekonomik.
Pikërisht ky sukses ekonomik është shkaku kryesor për raportime negative dhe diskreditim i vazhdueshëm i partnerit privat, mendon Senad Ramaj si përfaqësues i partnerit privat. Ai është personalisht viktimë e kësaj fushate negative.
Ka në Gjilan disa njerëz të cilët mendojnë se mund të marrin aksionet e partnerit privat në kompani pa ndonjë kompensim dhe të shfrytëzojnë sukseset ekonomike për vete. Metodat e tilla të kujtojnë kohën e Millosheviqit dhe janë kundër të gjitha vlerave morale dhe ligjeve tona të Republikës së Kosovës.
Nga ana e partnerit privat janë përgatitur investimet të tjera për separim të mbeturinave mbi 400.000 € dhe mbi 1 milion € për tregjet e gjelbra në Gjilan dhe Viti. Për këto investime nevojitet pajtim i komunës dhe një marrëveshje e rregulluar qartë. Edhe për këtë është duke u negociuar bukur një kohë të gjatë.
Eco-Higjiena është partneriteti i vetëm në Gjilan me një investor internacional në këto 4 vitet e fundit dhe përkundër shumë pengesave, ka realizuar suksese të mëdha. Nëse investorët nuk trajtohen fer atëherë, do të mbetet ky i vetmi, është i bindur Senad Ramaj. Për të shtrohet pyetja , pse përfaqësuesve të kompanisë dhe partnerit privat përherë u mohohet për të raportuar në Kuvendin Komunal në lidhje me sukseset e realizuara deri më tani dhe zhvillimin e kompanisë.