Gjilan

Ky është kryetari i ri i degës së PDK në Gjilan

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të Degës. Besimin për t’i prirë këtij subjekti politik në Gjilan, me mandat katërvjeçar e ka marr Qemajl Mustafa.

Ai doli të jetë më i votuar se kundërkandidati, Flurim Arifi, duke bërë që tani e tutje “Dekadës së Re” të PDK-së në Gjilan t’i prijë Mustafa.

Qemajl Mustafa mori 197 vota, Flurim Arifi 80 vota, ndërsa 7 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

Ndryshe, delegatë e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së  pritet të zgjedhin edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe delegatët për Konventën Qendrore të këtij subjekti politik.

You Might Also Like