Libri

Në Viti u shënua 23 Prilli- Dita Botërore e Librit

– Milot Lala, drejtor I DKRS-së në Viti, ndër tjerash ka theksuar se autorët vendor, me punën e tyre shkencore, po u sjellin çdo herë dhuratë lexuesve krijime të reja

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në Sallën e Bibliotekës në Viti është mbajtur një manifestim, me që rast është folur për rendësin e librit, por edhe janë prezantuar esetë më të mira të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Vitisë. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Milot Lala, ndër tjerash ka theksuar se autorët vendor, me punën e tyre shkencore, po u sjellin çdo herë dhuratë lexuesve krijime të reja , ku përmes promovimit të librave, po krijohen edhe ura bashkëpunimi e komunikimi të autorit me audiencën.

Ai gjithashtu tha se kjo ditë, është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social e kulturor të njerëzimi.

Për ecurinë e punës së Bibliotekës së qytetit të Vitisë, foli përgjegjësja Sadije Dauti, ndërsa një fjalë rastin ka mbajtur edhe drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini. Gjithashtu për rëndësinë e librit dhe ditës ndërkombëtare të saj, kanë folur edhe Ramdan Musliu e Zymer Haliti. Në fund janë prezantuar 3 esetë më të mira të nxënësve të shkollave fillore, kurse Drejtoria e Kulturës u ka dhuruar nga një libër nxënësve më të dalluar të shkollave. Në këtë manifestim, është përuruar edhe këndi i librave, donacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Aziz Zuka

You Might Also Like