Shkruan: Mr. sc. Fitim Rifati
Pushtimi i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit të Zi, më 1912, si dhe ripushtimi i saj më 1918, ndër të tjerash u përcoll edhe me përpjekjet për tkurrjen e popullsisë shqiptare në këto troje. Si pasojë nisi procesi i shpërnguljes me dhunë i shqiptarëve me, i cili vazhdoi edhe ndërmjet dy luftërave botërore.
Mohimi i plotë i të drejtave kombëtare, shfrytëzimi, format e ndryshme të asimilimit, marrja me forcë e pjesës më të madhe të tokës, terrori, gjenocidi etj., përgjithësisht ishin veprime të presionit të vazhdueshëm që përdorte Mbretëria e Jugosllavisë ndaj popullsisë shqiptare në mënyrë që ta shtrëngonte dhe detyronte atë të shpërngulej në Turqi, Shqipëri, Bullgari e gjetiu. Kështu, shpërngulja e shqiptarëve realizonte aspiratat nacionale dhe politike të qeverisë jugosllave në viset e pushtuara dhe të ripushtuara. Në bazë të të dhënave jo të plota nga burime të ndryshme, deri në mesin e viteve `30 të shek. XX numri i shqiptarëve të shpërngulur në Turqi sillej ndërmjet 120.000 dhe 150.000 veta. Kjo valë e shpërnguljeve preku edhe Gjilanin e viset përreth.
Sipas një liste, e cila ruhet në fondin arkivor Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë dhe në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, që nuk mund të llogaritet e plotë, që e kishte siguruar Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Shqipërisë, më 25 tetor 1934, vala e të shpërngulurve nga Gjilani e rrethina për në Turqi kishte ndodhur në muajt qershor dhe korrik kur edhe kushtet klimatike ishin më të përshtatshme. Në bazë të kësaj liste, të shpërngulurit nga Gjilani në mbiemrat e tyre mbanin prapashtesën ”viç”, që tregon për një aspekt të politikës së ashpër shkombëtarizuese të pushtetit jugosllav ndaj shqiptarëve. Ata ishin pajisur me viza në konsullatën turke në Shkup. Pasi mbërrinin në Turqi, qeveria turke me të gjitha mjetet i vendoste në rrethet e Vanit, Bitlisit dhe Dijarbekirit. Të shpërngulurve nga fshatrat Koretin dhe Topanicë ju ishin dhënë viza falas, me shënim si emigrantë dhe pa dashjen e tyre, përmes forcave policore nga ana e qeverisë turke ishin vendosur në rrethin e Dijarbekirit. Megjithëse nuk përmban detaje të tjera, numri i të shpërngulurve nga Gjilani ishte 205 veta, nga fshati Topanicë 44 veta dhe nga fshati Koretin 41 veta. Më poshtë, sipas origjinalit, po paraqesim emrat, mbiemrat dhe numrin e të shpërngulurve sipas vendeve.
Nga Gjilani:
1. Islam Salijeviç
2. Sejfullah Beqiroviç
3. Mulla Shaqiroviç
4. Asllan Hajrulloviç
5. Velija Sulejmanoviç
6. Qamil Aziroviç
7. Bajram Ibrahimoviç
8. Said Saidoviç
9. Muslli Zetoviç
10. Rasim Jakupoviç
11. Hysein Hyseinoviç
12. Sevdia Ibraimoviç
13. Salia Argizoviç
14. Riza Beqiroviç
15. Hasan Hajruloviç
16. Sali Haliloviç
17. Bajram Muslijeviç
18. Fejza Ibrahimoviç
19. Nail Ibrahimoviç
20. Aziz Aziroviç
21. Rexhep Ahmetoviç
22. Xhula Aziroviç
23. Rashit Aziroviç
24. Arif Azemoviç
25. Shefkia Azemoviç
26. Sait Beqiroviç
27. Mustafa Mustafoviç
28. Hajriz Murtezoviç
29. Sali Salijeviç
30. Amide Suljemanoviç
31. Nezir Shaqoriviç
32. Kamber Neziroviç
33. Sali Muretazoviç
34. Idriz Muratoviç
35. Elmaz Murtezoviç
36. Xhemshit Hajruloviç
37. Rexhep Sulejmanoviç
38. Musli Bislimoviç
39. Muharem Beqiroviç
40. Açif Arifoviç
41. Ramiz Cernoviç
42. Arif Hajrulloviç
43. Rashid Muratoviç
44. Raif Murtezoviç
45. Shaqir Shaqiroviç
46. Zumber Muslijeviç
47. Fetah Suljemanoviç
48. Fehim Beqiroviç
49. Suka Arifoviç
50. Ramadan Ibrahimoviç
51. Ramiz Fetahoviç
52. Murada Amidoviç
53. Sejfilah Tahiroviç
54. Emin Eminoviç
55. Ali Eminoviç
56. Haxha Eminoviç
57. Asllan Hajruloviç
58. Suljeman Suljemanoviç
59. Muharem Neziroviç
60. Aglia Alimoviç
61. Maliq Amitoviç
62. Ramadan Bajramoviç
63. Abdullah Sakipoviç
64. Fatima Maliqeviç
65. Arfa Beqiroviç
66. Ajet Mesiç
67. Raif Arizoviç
68. Bajram Selmanoviç
69. Tefik Shabanoviç
70. Belul Alijeviç
71. Selim Alijeviç
72. Mena Hajrulloviç
73. Qerim Azemoviç
74. Ibrahim Beqiroviç
75. Ariz Cerenoviç
76. Afiz Arifoviç
77. Shaban Shabanoviç
78. Rexhep Latifoviç
79. Qazim Zeqiroviç
80. Sinap Aziroviç
81. Ramize Hyseinoviç
82. Murosa Aziroviç
83. Nefa Hajrulloviç
84. Shaqir Hajvayzoviç
85. Shaban Ramiz
86. Esma Ramadanoviç
87. Latif Bislimoviç
88. Arzija Suljemanoviç
89. Ibrahim Ramadanoviç
90. Humzita Suljemanviç
91. Arif Rexhepoviç
92. Osman Murtezoviç
93. Naila Shaqiroviç
94. Shaqir Eminoviç
95. Hamaza Hyseinoviç
96. Durak Latifoviç
97. Xheladin Mustafoviç
98. Hysein Aziroviç
99. Hajet Mustafoviç
100. Ismail Beqiroviç
101. Rexhep Ali Boniç
102. Rabie Abazoviç
103. Nezir Neziroviç
104. Salih Rexhepoviç
105. Ferad Amedoviç
106. Mustafa Murteza
107. Hysein Bislimoviç
108. Mehmed Hyseinoviç
109. Ajet Beqiroviç
110. Adem Aziroviç
111. Raif Azemoviç
112. Rabiz Amitoviç
113. Nazifa Neziroviç
114. Sabra Fazlijeviç
115. Selim Islamoviç
116. Meta Latifoviç
117. Faik Beqiroviç
118. Said Bislimoviç
119. Fetah Alimoviç
120. Kamber Hyseinoviç
121. Hamdi Tahiroviç
122. Shaban Fazlijeviç
123. Cana Hajrulloviç
124. Fetija Hasanoviç
125. Xhemail Neziroviç
126. Murad Ahmedoviç
127. Sofka Alijeviç
128. Azem Alijeviç
129. Reuf Alijeviç
130. Rasim Alijeviç
131. Kamber Ramdanoviç
132. Islam Ademoviç
133. Rauf Eminoviç
134. Hysein Bislimoviç
135. Islam Hajrulloviç
136. Raza Hajrulloviç
137. Abiba Hajrulloviç
138. Bajram Bekiroviç
139. Destan Hajrulloviç
140. Ramiza Abdulloviç
141. Halil Jakupoviç
142. Hajvaz Abdulloviç
143. Rasim Jakupoviç
144. Muharrem Abdulloviç
145. Abaz Vejseloviç
146. Rexhep Mustafoviç
147. Ramiz Jakupoviç
148. Asllan Ademoviç
149. Fatima Mustafoviç
150. Ameda Mustafoviç
151. Xhema Murtezoviç
152. Rabija Ibrahimoviç
153. Liman Selimoviç
154. Jonuz Shautukoviç
155. Begul Rexhepoviç
156. Hamid Alimoviç
157. Qerim Ajdinoviç
158. Ibrahim Alimoviç
159. Rami Alimoviç
160. Adem Selimoviç
161. Shukri Muratoviç
162. Adem Sadikoviç
163. Daut Beqiroviç
164. Muharrem Beqiroviç
165. Rauf Suljemanoviç
166. Serki Nuredinoviç
167. Rama Ajvazoviç
168. Sadrije Salijeviç
169. Ali Azemoviç
170. Zulfijeviç Sali
171. Rexhep Eminoviç
172. Anifa Mehmedoviç
173. Rifat Abdurahmanoviç
174. Abdi Bajramoviç
175. Fatima Hajrulloviç
176. Xhula Bajramoviç
177. Asllan Xhemailoviç
178. Kamber Rexhepoviç
179. Hali Sadikoviç
180. Demir Ducijeviç
181. Sabri Ducijeviç
182. Nebi Ducijeviç
183. Fetije Maliç
184. Maksut Rexhepoviç
185. Abdi Rexhepoviç
186. Ramadan Nuredinoviç
187. Ramadan Rexhepoviç
188. Selman Nuhijeviç
189. Ibish Ramadanoviç
190. Nail Maliçeviç
191. Ramadan Maliçeviç
192. Kamber Maliçeviç
193. Ramadan Adem
194. Xheladin Maljeviç
195. Hamid Maljeviç
196. Shefki Beqiroviç
197. Tair Beqiroviç
198. Hamdi Beqiroviç
199. Mehdi Beqiroviç
200. Ramadan Vehbi
201. Halil Maliqeviç
202. Ramadan Maliqeviç
203. Adem Ramadanoviç
204. Xheladin Maliqeviç
205. Hamid Maliqeviç
Nga Koretini:
1. Hairedin Osman, vet i gjashti
2. Ali Hasan, vet i shtati
3. Qazim Seidini, vet i pesti
4. Ragip Qazimi, vet i shtati
5. Aqif Qazimi, vet i shtati
6. Shaban Zylfiu, vet i katërti
7. Faik Kosumi, vet i pesti
Nga Topanica:
1. Liman Sabri, vet i pesëmbëdhjeti
2. Ibrahim Hazir, vet i gjashtëmbëdhjeti
3. Daut Haziri, vet i trembëdhjeti