Futboll

Batatina: Taktikisht e mposhtëm Gjilanin

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit është kritikuar nga adhuruesit e Gjilanit se i ka sugjeruar lojtarët e tij që qëllimisht ta zhegisin lojën. Kjo kritikë nuk i ka bërë përshtypje trajnerit llapjan, që ka deklaruar se ai kishte përgatitur një taktikë defanzive dhe shembull kishte marrë lojën e Shqipërisë kundër Spanjës. Bile, ia ka thënë se e ka shfrytëzuar pushimin dhjetëditor dhe katër herë e ka përcjellë kryendeshjen Drita – Gjilani, duke studiuar lojën e Gjilanit.

“Loja ishte e mirë dhe ne qëllimisht 90 përqind të lojës e luajtëm në fushën tonë. Taktikën tonë e realizuam mirë. Llapi tash është një ekip i konsoliduar e unë besoj në këta djem”, ka thënë Tahir Batatina i Llapit.

You Might Also Like