Futboll

Gjilani shënon fitoren e parë na Antalia të Turqisë

Gjilani e ka zhvilluar miqësoren e parë në Antalia të Turqisë, aty ku është vendosur prej ditësh për të vijuar me fazën përgatitore.

Të besuarit e Gentjan Mezanit e kanë triumfuar këtë ndeshje përballë skuadrës nga Kirgizstani, Neftchi Kochkos me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi kroat Tomislav Busiç.

Ai realizoi dy gola ditë më parë në miqësoren tjetër të cilën Gjilani e fitoi në Kosovë ndaj 2 Korrikut me rezultat 3-1.

Formacioni startues i Gjilanit: Haxhihamza, Frashëri, Kastrati, Veliu, Halili, Useini, Shabani, Jonuzi, Plaku, Progni dhe Busiç.

‘Kuqebardhët’ kanë paralajmëruar edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese gjatë qëndrimit në tokën turke.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like