Viti

Fonacioni Kosovë-Luksemburg dhe komuna e Vitisë vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm në realizim të projekteve

 

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg, me të cilët ka biseduar rreth vazhdimit të projekteve, si dhe planifikimin e tyre për vitet në vijim. Haliti dhe drejtori menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për ndryshimin e kohëzgjatjes së marrëveshjes nga 31 dhjetori 2019 deri më 31 dhjetor 2020. Kryetari Haliti, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, ka falënderuar përfaqësuesit e këtij fondacioni për kontributin dhe bashkëpunimin tejet të mirë që kanë pasur, në realizim të projekteve të deritanishme, si dhe ka premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe më tej.

You Might Also Like