Drita Maliqi – Zunçe, ish-deputete
Duket qartë, nga reagimet e tyre, opozita në Gjilan, më tepër e shprehin frustërimin e tyre për punët e mira, që është duke i bërë LDK dhe kryetari Haziri.
Pa e harruar tërë stafin e tij, ne veqanti nën-kryetarin Arber Ismalji, jemi dëshimtar gjatë gjithë kohës, për angazhimin dhe energjinê e tij të paparë deri më tani, sikur donë ta kompenzon kohen e humbur nga pandamia, ka filluar me nje dinamikë te punes jashtëzakonisht të lartë.
Vërtet nganjëher reagimet e opozitës duken të “arsyeshme” kur ke parasysh faktin se, nuk janë mesuar të shohin e aq më pakë të bejnë punë, me projekte qindra-vjeqare, për të ardhmen e qytetit, fëmijëve tanë dhe pasardhesëve të tyre.
Rrugët katër-korsi, shpesh i marrim si shembuj për të mirê në shtetet e perendimit, por fatkeqësisht jo edhe tek ne!
Sepse skeptikëve, pesimistëve suksesi i të tjerëve u pengon, dhe kështu dijnë të vetmën gjë të bejnë: të kritikojnë paarsyeshëm.
Ani se rrugët sot, nuk i ngjajnë 100%, rrugëve të qyteteve të perendimit, por në një të ardhme të afert, kur objektet private të ri-ndërtohen, duke e respektuar distancen, këto rrugë që sot, kanë të njejtin potencial, me ato përendimore, edhe do të duken të tilla ( tê bukura e të gjelbëruara ) si në qytetet perendimore.
Keni durim, janë projekte të së ardhmes, dhe duhet dijtur se në çfarë rrethanash janë duke u ndërtuar.
Ky projekt sigurisht që ne vete mbartë, dije, mprehtësi e maturi, dhe sigurisht dhe rrezik (nga të paditurit), por mbi të gjitha guxim. Dhe për këtë e përgëzoj kryetarin Haziri, sepse jo rastësisht qytetarët e Gjilanit tanimë kanë filluar të mburren me qytetin e tyre si qytet Europian.
Pikërisht falë ketyre projekteve madhore dhe të mos harrojmë, se Kosova në nje të ardhme të afërt do të jetë edhe anëtare e BE-së, ku rrugët të cilat sot po i ndërtojmê, janë parakusht i për zhvillim ekonomik, dhe kusht i BE-së, sepse po këto rrugë do na shërbejnë si koridore të Ballkanit perendimor, e do jenë lidhmëri me BE-në.
Keto rrugê nuk do jenê me te frekurntuara vetëm nga ne qytetarët e Gjilanit, por do ti shërbejnê anekend Evropës dhe pse jo dhe Botës.Andaj, qytetar tê nderuar, ju lus per maturi, mos bieni prehë, mos u ndikoni nga prapaganda e tyre, nga njerëz që nuk shofin më largë se te hunda.
Akuzuan e cfarë nuk thanë per lumin Mirusha!
Lumë ky i cili na pati zënë frymen nga era e keqe, bërllogu, thujase, e pati bërë gati tê pamundur jetën e qytetarëve tanê, që jetonin përskaj tij.
Lumë ky i cili, pati pruar në pushtet PDK-në për herë të parë në Gjilan, nga premtimet që u bënë qytetarëve në atë kohē, po nga i njëjti kryetar që sot po tenton të ri-kthehet. Dhe atë dy mandate rresht, duke i premtuar qytetarëve se do ta fus lumin ne kanal dhe do ta zhdukë kësisoj erën e keqe. Por, fatëkeqësisht nuk u bë kurr, as në mandatin e parë dhe as në të dytin, por këtij mashtrimi i erdhi fundi me ardhjen e kryetarit LDK-së, në pushtet.
Tani po mbi atë lumë, pëveq banorëve që jetonin përskaj tij, është bërë sheshi i qytetit, që sot pëveq që vizitohet nga e gjithë qyteti dhe fshatrat përeth, bile bile është kthyer në njê zonë, ku sot, operojne dhjetra biznese familjare, e qindra punëtor tê punësuar nê po keto biznese.
U tha se po prehen drunjet, u tha e cfarë nuk u tha, për gjelbërimin, duke harruar se për ta bërë shtëpinë e re, fillimisht duhet të rrënohet e vjetra, por që të zëvendësohet sigurisht me shtëpi më të bukur e me më shumë gjelbrim.
Kjo opozitë dhe ky diskurs opozitarizmi i PDK-së, ka filluar aq shumë ti ngaj atij të VV-së, sa që vështirë ti dallojmë njëren nga tjetra, duke mos dijtur ti ofroj asgjë të mirë qytetit e aq më pakëqytetarit, por të vetmen gjë, që dijnë ta bëjnë është: kritika e pa arsyeshme, akuzat, linçimi, shpifja, propaganda, kështu nga paditunia e tyre, edhe duke i manipuluar, e infektuar qytetarët me propagandë, dezinformatë etj etj. Fatëkeqësisht, kjo opozitë si PDK po ashtu edhe më keq VV, kurr nuk e kuptuan rolin, detyrën dhe përgjegjësinë që kanë para qytetarëve.
Nuk jeni aty, vetëm të shiqoni e të kritikoni, por jepni kontributin tuaj, nëse keni diqka të mirê për të dhënë për qytetin dhe qytetarët, ështëi yni, i juaji, i pasardhësêve tanë është i të gjithëve. Fundja e keni për detyrë, obligim moral, etikë e profesional, e mbi të gjitha njerzor.
Nëse nuk keni asgjë të mirë për të dhënë, të paktën heshtni dhe do ua dijmë për nderë të gjithë.