Futboll

Vllaznia i afrohet kreut

Një gol i Lirian Feratit i shënuar në pjesën e dytë të lojës, i ka mjaftuar Vllaznisë që të ngadhënjejë në derbin lokal që e ka zhvilluar në ballfaqim me Vitinë.

Në një ndeshje tejet interesante, të dy ekipet në pjesën e parë ia kanë dalë që të ruajnë portat e tyre, por në pjesën e dytë të lojës, ka qenë sulmuesi me përvojë Lirian Ferati, i cili ia ka dalë që të shënojë dhe t’i sjellë tri pikë ekipit të Vllaznisë.

Tashti, pozharanasit kanë dy pikë më shumë se sa Vitia dhe rënditen në pozitën e pstë me 22 pikë të arritura, derisa Vitia është e teta me 20 pikë të arritura.

Festa e pozharansve ka vazhduar edhe rrugëve jashtë fushës së futbollit dhe me këtë fitore Vllaznia sërish është futur seriozisht në garë për ndonjërën nga pozitat që në mënyrë të drejtpërdrejtë dërgojnë në Superligën e Kosovës apo edhe në ndeshjen ku një rang më lart mund të sigurohet përmes ndeshjes së barazhit.

You Might Also Like