Viti

SHBH ”Nëna Tereze” gëzoi 60 familje skamnore me mish të Kurbanit

 

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe Shoqatës Humanitare “”Bereqeti”, SHBH”Nëna Tereze”, Zyra Rajonale me seli në Viti, ka shpërndarë 300 kilogram mish të Kurbanit të cilat ishin grumbulluar në depotë e BIK-ut.

Sic na njoftoi Halit Alidema, përgjegjës i Zyrës rajonale I SHBH””Nënë Tereza”” me seli në Viti, fryt I këtij bashkpunimi është edhe sasia e dhuruar e mishit të Kurbanit ngaBIK-t për ti shpërndarë për familjet skamnore të komunës së Vitisë.

”Sot përmes aktivistëve tanë kemi shpërndarë mish për 60 familje skamnore të komunës sonë ka thënë Halit Alidema.
Cdo familje ka marrë nga 5 kilogram mish qengji dhe edhe kësaj here u vrejtë se bashkpunimi në mes shoqatës sonë dhe shoqatave simotra si dhe Bashkësisë Islame është në nivelin e deshiruar” ka thënë Halit Aldema i cili ka falenderuar BIK-un për këtë sasi të mishit ë dhuruar e që gazoi këto familje skamnore.
Aziz Zuka

You Might Also Like