Viti

Të mbahet ky ritëm i menaxhimit të gjendjes epidemiologjike

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në takimin e rregullt ka vlerësuar se gjendja epidemiologjike në vend dhe në Komunën e Vitisë është duke u përmirësuar, por ritmi duhet të mbahet deri në fund.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se përveç punëve dhe angazhimit të përditshëm, vëmendja nuk duhet të largohet për asnjë moment nga Pandemia me Covid-19. Sipas tij, druhet se me fillimin e sezonit të dimrit gjendja do të përkeqësohet edhe sa i përket furnizimit me gjëra të nevojshme për konsum familjar.

Ai tha se duhet të vazhdohet me përgatitjen e shkollave në aspektin teknik, për fillimin e vitit të ri shkollor, të paralajmëruar për 14 shtator.

Ndërkohë po vazhdon trajtimi i rrugëve dhe hapësirave publike me masat e klorifilimit dhe dezinfektimit, kurse sw shpejti do të nis edhe dezinsektimi nga mushkonjat.Aziz Zuka

You Might Also Like