Gjilan

Kuvendi Komunal i Gjilanit nderon ish-drejtorin Zijadin Maliqi

Gjilan, 8 shtator 2020 / Kuvendarët e Gjilanit, në fillim të seancës së sotme të jashtëzakonshme, kanë nderuar drejtorin komunal për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, i cili ndërroi jetë më 25 gusht të këtij viti, vetëm pak javë para se të pensionohej.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, duke u shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, tha se Zijadin Maliqi ishte një nga figurat më të mëdha politike dhe institucionale në komunën tonë.

Zijadin Maliqi, në disa mandate ka qenë edhe këshilltar komunal dhe në disa mandate të tjera drejtor për buxhet dhe financa, menaxher i Zyrës së Prokurimit si dhe ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

Si ekonomist, para lufte, punoi profesor i lëndëve ekonomike si dhe në Këshillin kombëtar për financim.

Maliqi konsiderohet ndër njohësit më të mirë të politikave buxhetore dhe financiare në Gjilan.

You Might Also Like