Gjilan

Ulqini sivjet i pret kosovarët me duar e me zemër të hapur

Kënaqësi dhe nderi i veçantë të mirëpresim në Gjilan, ish-kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe ish-ministrin për pakica në Qeverinë e Malit të Zi, z. Gëzim Hajdinaga, i cili tashmë është drejtor i Organizatës Turistike në këtë qytet.z. Hajdinaga na prezantoi mundësitë dhe ofertat e shumta që ka Ulqini për këtë sezonë, duke ofruar çmime të volitshme si dhe siguri maksimale për turistët tanë. Sivjet, Ulqini do të jetë i hapur për kosovarët, ku nuk do të kërkohet testi kundër virusit Corona, dhe është duke u punuar fuqimisht në mes dy Qeverive për heqjen e sigurimeve të veturave.Ulqini, gjithmonë i ka mirëpritur kosovarët me duar e me zemër të hapur, duke iu ofruar mundësi zgjedhjeje dhe ngrohtësi për pushime sa më ideale. Përveç prezantimit të këtyre ofertave, me këto takime synojmë të rrisim edhe më tutje bashkëpunimin me institucionet private dhe shtetërore të vendit tonë në sferën e turizmit, por edhe në atë politike.

You Might Also Like