Gjilan

Ndryshimi është i domosdoshëm edhe për Mireshin

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkë me asambleistë e deputetë të Lëvizjes, vizituam fshatin Miresh. Në takimet që patëm me banorët e këtij fshati bashkëbiseduam për probleme të shumta që i preokupojnë ata.
Përfundimi i projektit të kanalizimit (ku ujërat e zeza derdhen në lum), furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, problemet infrastrukturore, mungesa e çerdhes janë disa nga kërkesat e shumta të banorëve, kërkesa për të cilat i’u është premtuar zgjidhje para shumë viteve nga pushteti lokal e për realizimin e të cilave nuk është punuar.
Ndryshimi i qeverisjes lokale është i domosdoshëm edhe për Mireshin.

You Might Also Like