Sportet me dorë

Nënkryetari Arbër Ismajli priti volejbollistët e Dritës

Për mua ishte nder dhe kënaqësi e veçantë t’i mirëpresim në një takim miqësor përfaqësuesit e Klubit Volejbollistik “Drita” meshkujt, z. Besnik Veseli – President i KV Drita, z. Fatlum Hajrizi – Kapiten i KV Drita dhe znj. Antigonë Ajeti Veseli – Delegate e KV Drita. Ky klub ka arritur të jetë Nënkampion i Kosovës në Volejboll (2021), finalist i Kupës së Kosovës në Volejboll (2021), Kampion i Beach Volley (2021) si dhe pjesëmarrës në Kampinatin Europian duke përfaqësuar Kosovën në konkurrencën e meshkujve (U-20).
Këto suksese të jashtëzakonshme përfaqësimi janë si rezultat i një pune dhe gatishmërie të madhe për punë ekipore dhe arritje rezultatesh. Falënderojmë presidentin e KV “Drita”, kryesinë dhe të gjithë lojtarët për bërjen e qytetit të Gjilanit kryeqytet të sportit në vendin tonë. Asnjëherë mos iu ndalni sukseseve. Nëse hasni në ndonjë mur, mos u ktheni dhe të dorëzoheni. Kuptoni se si ta kaloni atë, të kaloni përmes tij apo të punoni rreth tij. Ne jemi gjithmonë bashkë, për ta bërë më të mirën për kryeqytetin e sportit dhe të kulturës.

You Might Also Like