Kapiteni i Gjilanit Gerhard Progni pas ndeshjes është shprehur i lumtur që goli i tij solli tri pikë dhe pozitën e parë në renditje në fund të stinorit vjeshtor të Superligës në futboll.
‘Është kënaqësi të shënoj gola të tillë. Jemi një grup shumë i mirë dhe mund të them që kjo fitore i dedikohet tifozëve tanë. Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor por e rëndësishme është që po e shijojmë momentin dhe futbollin. Jemi në gjysmën e rrugës dhe kemi bërë shumë mirë deri më tani. Do të japim maksimumin që të arrijmë rezultate pozitive’, deklaroi Progni.