OPINION

“Cunami” në futbollin e Kosovës

Sylejman Ismajli
Futbolli është si politikë në jetën e përditshme, për të qenë në një post të lartë duhet ti marrësh votat, por futbolli duhet të jetë jashtë politikës e jo politika të ndikon në futboll, në të kundërtën pasojnë dënime të larta nga shtëpia e UEFA-së e FIFA-së, pasiqë garat e futbollit zhvillohen nën-ombrellën e këtyre dy institucioneve, andaj politikanët që kanë synim të përzihen në FFK e kanë shumë gabim.
Edhe pse gjindemi në fazën e pushimit dimrorë ku skuadrat me forcat e tyre po mundohen që të përgaditen sa më mirë për garat pranverore, Federata e futbollit të Kosovës këto ditë është mjaft aktive me disa vendime të saj, por ishte edhe takimi në Slloveni i njeriut të parë të futbollit të Kosovës, Agim Ademi me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Ceferin.
Pas shkarkimit të trajnerit zviceran, Bernarnd Challandes, i cili nuk tregoi pritshmërit e dashamirve të futbollit të Kosovës, Kombëtarja e Kosovës mbeti pa trajner por gabimi më i madh i krerve të Federatës ishte emërimi i përkohshem I trajnerit slloven, Primoh Gliha në dy ndeshjet e tij me Greqinë e Jordaninë, i cili dështoi totalisht dhe në fund edhe ky u shkarkua.
Kombëtarja e Kosovës tani e një kohë është pa trajner, në media po përfliten shumë emra për të marrë drejtimin e “Dardanve”, por edhe këta trajner për të cilën po përfliten nga Gjermania, Turqia e Italia, për momentin nuk janë më të mirë se trajnerët tanë që udhëheqin skuadra në Superligën e Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës në garat kualifikuese për Kampionatin Evropian e Botërorë të futbollit, as gjasa minimale nuk kanë për ti kaluar grupet e tyre, andaj është mirë që KE i FFK-së të përqëndrohet në trajnerët vendorë, të cilët do të jepnin shumë më shumë se këta trajner të cilët i kemi pasur dhe për të cilët po përflitën për ti sjellë në pankinën e “Dardanve”.
Ne kemi emra të dëshmuar të trajnerve në futbollin e Kosovës, siq janë: Afrim Tovërlani i cili ka tituj në futbollin e Kosovës – Arbnor Morina i cili për 7 vite me shumë sukses ka udhëhequr Kombëtaren U21 dhe skuadra të mëdha Kosovare – Ismet Munishi i cili ka zbuluar talent në futbollin e Kosovës dhe ka fituar titull në Kosovë – Ramiz Krasniqi i cili me shumë sukses po udhëheq Kombëtarën U19 ndërsa më herët u dëshmua edhe në U-17, në këtë kategori hyn edhe trajneri me shumë prespektivë, Bekim Isufi.
Të gjithë këta trajner të dëshmuar e meritojnë të jenë në Kombëtarën A ose në U21.
KE i FFK-së shumë me vend ka bërë që ka shkarkuar trajnerin gjermanë Michael Nees nga Kombëtarja U21 dhe nga drejtori teknik i cili asgjë nuk ka treguar.
KE i FFK-së këto ditë ka shkarkuar edhe shtabin teknik të Kombëtarës së femrave për shkak se nuk kanë kontrata të mëtutjeshme dhe shumë shpejt pritet që Kombëtaren e “Dardaneve” ta merrë një trajner i ri, shpresoj të jetë nga Kosova ndërsa si kordinator KE i FFK ka emëruar ish-përzgjedhësin, Albert Bunjakun.
Njeriu i parë i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para presidentit Ceferin ka paraqitur projektin e futbollit të Kosovës për 4 vite të ardheshme dhe për këtë është lavdëruar nga Ceferin duke i dhënë mbështetje të madhe dhe i cili ka theksuar se në pranverë do të jetë musafirë në shtetin e Kosovës.
Krerët e FFK-së duhet analizuar mirë për hapat e mëtutjeshëm për të punuar me trajner vendor se një fjalë e urtë thotë –“Nëse i joti nuk të qmon, i huaji të mbyt”.
Jam shumë i bindur se nga këta trajner të lartë cekur nese ju jepet besimi do të kemi rezultate të mira, për shkak se këta trajner janë lindur dhe kanë zhvilluar karrierën futbollistike dhe janë duke punuar për këtë vend.
Federata e futbollit të Kosovës duhet ta ketë parasysh shumë që është krize globale dhe shtetet janë duke investuar shumë më pak për shkak COVIDIT-19 i cili ka shkaktuar humbje futbollit evropian mbi 7 miliard euro, ndërsa gjerë në fund të këtij viti pritet kjo shumë të rritet gjerë në 12 miliard euro.
Ne kemi traditë të futbollit, kemi pasur emra të mëdhej të futbollistve e të trajnerve të cilët kanë lënë gjurmë të thella me dekada, andaj është koha të bëhemi zot të vetëvetës, e një shprehje e urtë thotë “më mirë se dora e jote askush nuk të kruan”.

You Might Also Like