Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka komentuar derbin e zhvilluar ndaj Dritës, derisa ka thënë se rezultati përfundimtar 1-1, ka qenë real.
“Nuk ka qenë një ndeshje e zakonshme, por ka qenë një derbi i madh dhe natyrisht se ka emocione. Gabime kemi bërë të dyja ekipet për shkak të fushës. Rezultati ka qenë real sepse kur pritëm të shënojmë golin e dytë, ne pranuam gol të lirë. Gola të tilla nuk duhet të pranojmë pasi që do të mund të na kushtojnë me humbje,” ka thënë ndër të tjera Munishi.