Futboll

Climaterm ndihmon KF Vllaznia

Ndërmarrja Climaterm nga Gjilan, me pronar Nexhat Aliu shpesh ka ndihmuar klubet e futbollit me pajisje sportive, duke u dalë në ndihmë atyre sa herë që ka pasur nevojë. Së fundi, kjo kompani ka ndihmuar Klubin e Futbollit Vllaznia nga Pozharani, me tre topa cilësorë të futbollit, të atillë me të cilët ishte luajtur evropiani i vitit të kaluar “France 2016”.

KF Vllaznia e ka falënderuar përzemërsisht këtë ndërmarrje, duke u zotuar se këtë mirësi do ta shndërrojnë në rezultate të mira për ekipin. KF Vllaznia, sivjet mëton që të jetë pjesë e katërshes, që mundëson garimin për rang më të lartë të garave.

You Might Also Like