Futboll

Gjilani – Drita 40 minuta para fillimit të ndeshjes stadiumi përplot

Që nga orët e paradites shkallët e Stadiumit të Qytetit në Gjilan kanë nisur të mbushen, kurse 40 minuta para fillimit të ndeshjes të dy anët e janë të mbushura përplot. Adhuruesit e Gjilanit, “Skifterat”, duke qenë vendas në këtë ndeshje kanë zënë tribunën jugore, që është më e madhja e Stadiumit të Qytetit, derisa adhuruesit e Dritës “Intelektualët” kanë zënë pjesën veriore.

Shumë shikues kanë përzgjedhur që ndeshjen t’a përcjellin edhe nga pjesët e ngritura jashtë qytetit.

You Might Also Like