Fondacioni Kulturor dhe Humanitar “Amaneti“ realizon sot donacionin e gjashtë për vëllezërit e Peshterit- vëllezërit me prejardhje shqiptare në Sanxhak, të cilët janë harruar nga qeveritë shqiptare, e janë të diskriminuar nga qeveria serbe. Këta vëllezër me nostalgji ruajnë gjuhën shqipe dhe tregojnë prejardhjen e tyre nga Ilirët.
Faleminderojmë Musa Company nga Bujanoci për transportin e pakove nga Bujanoci, e deri në Pazar të Ri, Tutin dhe Sjenicë, thuhet në informatën lëshuar nga kreu i fondacionit z. Refik Memeti
100 pako ushqimore, dhe 100 pako lëngje kësaj radhe , ndimat shkojnë në fshatrat Doliq, Ugëll , Baçicë , Boroshticë e Tutin.