Gjilan

Grupi Parlamentar i AAK-së i kryesuar nga Besnik Tahiri vizituan degën në Gjilan

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kryesuar nga Besnik Tahiri, thuajse në përbërje të plotë, vizituan degën e AAK-së në Gjilan.
Është hera e parë që një Grup Parlamentar në përbërje të plotë viziton një degë, edhe përtej AAK-së.
Me bashkëpunëtorë, i informuam deputetët për zhvillimet e gjithmbarshme në Komunën e Gjilanit.
Ndamë mendimin se Gjilani për herë të parë dhe të fundit ka përjetuar investime kapitale qindra miliona euro vetëm në kohën e Qeverisë Haradinaj. Disa projekte janë stopuar nga Qeveria Kurti, disa janë eliminuar e asgjë nuk i ka mbetur Gjilanit.
Magjistralet Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, janë shndërruar në rrugë të vdekjes, ku çdo ditë më së paku i kemi disa aksidente, e jo rrallë herë edhe me fatalitet.
AAK në Gjilan është konsoliduar si asnjëherë më parë. Ish-anëtarë me kredibilitet të lartë intelektual, kombëtar e politik kanë nis të rikthehen sepse vlerësimi i tyre është se Aleanca dhe Haradinaj janë alternativa e vetme që paraqet zhvillim ekonomik e paqe të qëndrueshme.
Dega në Gjilan i është mirënjohës Grupit Parlamentar të AAK-së i cili është zëri i vetëm opozitar në Kuvendin e Republikës, dhe për trajtimin e temave me interes për vendin dhe qytetarët nga deputetët tanë.

You Might Also Like