KULTURA

Nis manifestimi tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut 2017”

Me ndezjen e Flakadanit në sheshin e qytezës “Nijazi Azemi” në Viti është hapur manifestimit tradicional Kulturor e Sportiv Flakadani i Karadakut, që mbahet për 16 herë me radhë në Viti dhe atë sivjet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Përndryshe nga 21 deri me 26 mars do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash foli mbi rëndësinë që ka ky manifestim për këtë komunë. “ Manifestimi tradicional gjithëkombëtar kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që këtë vit shënon 16 vjetorin e veprimtarisë, me shumë sukses po arrin të kulmoj si një nga ngjarjet më të rëndësishme me aktivitete nga më të ndryshmet në sferën e kulturës dhe sportit”, u shpreh Haliti. Ai tha se ky manifestim tubon artistë e piktor, shkrimtar e poet, shoqëri e ansamble, sportistë jo vetëm nga vendi por edhe jashtë saj duke e cilësuar Manifestimin “Flakadanin e Karadakut” si simbol të rezistencës dhe lavdisë, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi-Komandant Mjekra.

Abdyl Bajrami nga Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, Dega në Viti e cilësoj Komandant Mjekrën si ushtat besnik të komandantit legjendar Adem Jashari.

Kurse Kaltrina Sylejmani, drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport i njoftoj të pranishmit me aktivitetet që do të zhvillohen për 6 ditë rresht ku ndër tjerash bëri me dije se sivjet risi është pjesëmarrja e Ansamblit të këngëve dhe valleve të diasporës shqiptare që jeton në Suedi.

Ajo shtoi se në këtë vit do të marrin pjesë edhe Ansambli Kombëtar “Shota”, kurse sa i përket aktiviteteve sportive bëri me dije se do të ketë gara në futboll të vogël, gara në ping pong dhe në shah. Gjithashtu në kuadër të këtyre aktiviteteve do të zhvillohen edhe garat e recitatorëve, ora e madhe letrare, shfaqjeje baleti, ekspozitë arti, festivali mbarëkombëtar të ansambleve të Këngëve dhe Valleve dhe Shoqërive Kulturore Artistike. Aziz Zuka

 

 

You Might Also Like