Bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, të shtunën e kaluam me vizita klubeve të sportit
Pas koordinimit me strukturat e Rinisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, me minstrin Çeku e dhjetëra aktivistë, vizituam klubet e sportit – KF Drita, KF Gjilani, KF Studenti – Miresh, klubin e karatesë Emperors, si dhe KV Drita; për t’u njoftuar nga afër me kushtet e kërkesat e tyre.
Gjilani si qytet i sportit, ka kuadrot e duhura për të na përfaqësuar në arenat ndërkombëtare, e kushtet që kjo të realizohet do të sigurohen me projekte të reja e mbështetjen si nga niveli lokal, ashtu edhe nga ai qendror.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit