Futboll

Me një goditje në portë, Trepça ’89 dënon Dritën

Me një përbërje pak më ndryshe, Drita nuk ka treguar lojën e saj të dikurshme dhe megjithëse ka patur topin më tepër në pronësi, nuk ka qenë e rrezikshme para portës së portierit Donat Kaqiu. Pas disa gjysmërasteve të Dritës, gjilanasit kanë pësuar gol në minutën 13, kur pas një aksioni të stërzgjatur, topi i dëbuar nga Vitija erdhi deri te Armend Gashi, i cili me një gjuajtje të saktë ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të portës së portierit Smakiqi për rezultatin 1:0.

Trepça ’89 ishte shumë afër golit të dytë në minutën 18, kur pas shpërthimit të Pecit nga ana e majtë, mbrojtësit e Dritës me mund e dëbuan topin jashtë vijës fundore.

Në minutën 43, pas një shpërthimi të Krasniqit nga e djathta, Baftiu për pak u vonua dhe nuk arriti t’a fus topin në rrjetë. Mbizotërimi i Dritës në pjesën e parë të lojës nuk është shpaguar dhe ata në disavantazh kanë shkuar në dhomat e zhveshjes.

Me të nisur pjesëloja e dytë, Drita është sulur drejt portës vendase që sa më parë të barazojë rezultatin. Në minutën 49, pas një bashkëveprimi me Namanin, Blend Baftiu gjuajti për tokë, por topi u përplas për shtyllën e djathtë pingule. Në minutën 54, Drita humbi një rast shumë të mirë, kur Hajzeraj gjuajti na e majta, kurse Krasniqi ishte paksa më i avancuar dhe nuk arriti që topin me kokë t’a fus në rrjetë. Në minutën 79, kapiteni Limani harkoi nga e djathta e më së larti me kokë kërceu Tahiri, por topi u përplas për tërthorëse.

Në kohën shtesë Drita pati rast për të barazuar rezultatin, por gjuajtjen e Krasniqit e priti Ahmet Haliti, që intervenoi për mrekulli./kryelajmi.com/.

Trepça ’89 – Drita 1:0 (1:0)

You Might Also Like