OPINION

Idriz Seferi dha kontribut të çmuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

Shkruan: Naim Musliu –

 

Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Gjilan në bashkëpunim me komunën e  Gjilanit organizoi këtë Tribunë shkencore pët nderë të 170- vjetorit të lindjes dhe 90- vjetorit të vdekjes së Idriz Seferit. Kështu u shpalos roli dhe kontributi i Idriz Seferit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Duke vështruar në këtë aspekt pas referimeve të kumtesave nga 18 studiues të fushës së historisë, me ç’rast i falënderojmë pa masë për kontributin e dhënë, ku u paraqitën të dhëna me interes për jetën dhe veprimtarinë e Idriz Seferit.

Nga e gjithë ajo që u paraqit më mund të përfundojmë se Idriz Seferi dha kontribut të çmuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Të arriturat e tilla që për bazë kanë shtjellimin e personalitetit të Idriz Seferit, ndihmojnë në kompletimin e ndriçimin e veprimtarisë së Idriz Seferit, e cila pret akoma gjurmim e studim. Me prurjet e reja dhe ato që kanë qenë relativisht të njohura, në emër të Këshillit Organizues, vlerësojmë se kjo Tribunë shkencore ishte e suksesshëm. Ftohen referuesit që punimet e tyre në version të zgjeruar të na sjellin përmes adresës elektronike, ngase ato do të publikohen në një botim të veçantë.

(Ky tekst është lexuar në fjalën mbyllëse të Tribunës Shkencore “Idriz Seferi një jetë për Shqipërinë 1847-1927”

You Might Also Like