Gjilan

Përurimi i investimeve në vlerë rreth 197,000.00€ për masat e efiçiencës së energjisë në shkollën “Mehmet Isai”

Krahas investimeve të vazhdueshme në hapësira e mjete të përshtatshme për nxënësit e profesorët e shkollave të komunës sonë, së bashku me drejtorin e FKEE-së, Ahmet Ismaili dhe bashkëpunëtorë, sot morrëm pjesë në përurimin e investimeve në masat e efiçiencës së energjisë, në Shkollën e Mesme të Teknikës “Mehmet Isai”, e cila ka përfituar nga Programi i Efiçiencës së Energjisë nga marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Në vlerë prej 196.861.39€, janë përfshirë masat e efiçiencës së energjisë si:
🔸 Izolimi i kulmit,
🔸 Fasada e ndërtesës,
🔸 Dyert dhe dritaret,
🔸 Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes,
🔸 Pajisjet elektrike përfshirë ndriçimin, pompat dhe motorët e të tjera.
Zbatimi i këtyre masave do të ulë koston e shpenzimeve të objektit dhe krijon kështu mundësinë që kursimet të shfrytëzohen në investime të reja.
Vazhdojmë me projekte të tjera, gjithmonë në dobi të qytetarëve.

You Might Also Like