Ekipi gjilanas vjen nga një formë e përzier, por synon tri pikët e para me trajnerin e ri grek Akis Vavalis, pasi do rikthente pozitën e parë së paku përkohësisht.
Në anën tjetër, mysafirët e Andrej Panadic kanë pësuar dy humbje radhazi dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive për të shmangur zonën e rënies nga kategoria.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drita: Smakiqi; B.Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Broja, Jashari; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski;
Ferizaj: Rexhepi; Gligorov, Halili, Bardhi, Shabani, Qerkini; Ramusa, Islami, Krasniqi; Sadriu, Haxhimusa;