Futboll

FC Drita e gatshme për të nisur luftën për titull

Para ndeshjes me FC Llapi, që do të zhvillohet këtë të diele, në FC Drita është organizuar një konferencë me gazetarë, në të cilën kanë folur kryetrajneri Akis Vavalis dhe kapiteni i ekipit Rron Broja.

Trajneri grek Akis Vavalis, ka theksuar se të gatshëm e presin fillimin e kampionatit, aq më tepër që në Evropë ekipi pati paraqitje shumë të mira. Sipas tij, në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, ekipi pati paraqitje shumë të mira, sidomos në pjesën defensive, kurse për nisjen e kampionatit më tepër është punuar në repartin ofensiv. Një ndër vështirësitë që ka përmendur ai është e dhëna se më herët më shumë ishte punuar në  fusha me bari natyral, derisa tashti duhet të adaptohen në fushë me bari sintetik.

“E di që në FC Drita gjithnjë e kanë synim titullin kampion, andaj besoj se edhe sivjet do t’a ndjekim titullin”, ka thënë Akis Vavalis, duke shtuar se në secilën ndeshje do të ndjekin tri pikë për t’i fituar.

Kapiteni i FC Drita, Rron Broja, ka thënë se lojtarët që kanë ardhur në ekip shumë mirë janë adaptuar dhe të gjithë po angazhohen maksimalisht që të arrihen rezultate sa më të mira. Ai ka shtuar se nuk do të mungojë vullneti për të arritur synimet e klubit, andaj të gjithë mezi po presin që të fillojë kampionatit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like